Haradinaj: Paralajmëron rrezik institucional dhe bën thirrje për respektim të Kushtetutës në Kuvend

Nga holli i Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se veprimet e fundit në Kuvend dhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit përbëjnë, sipas tij, shkelje institucionale dhe rrezik për rendin kushtetues. Ai tha se vendi po shkon në një drejtim të rrezikshëm dhe se institucionet duhet të veprojnë vetëm brenda…

Lajme

28/04/2026 11:30

Nga holli i Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se veprimet e fundit në Kuvend dhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit përbëjnë, sipas tij, shkelje institucionale dhe rrezik për rendin kushtetues.

Ai tha se vendi po shkon në një drejtim të rrezikshëm dhe se institucionet duhet të veprojnë vetëm brenda kornizës kushtetuese.

“Kjo është ngjajshëm me supriminin e Kushtetueses”, tha Haradinaj, duke e lidhur situatën aktuale me zhvillime që sipas tij janë shqetësuese për demokracinë.

Ai paralajmëroi se vazhdimi i kësaj gjendjeje mund të çojë në bllokim të funksioneve institucionale.

Haradinaj u bëri thirrje akterëve politikë të ndalin veprimet që, sipas tij, e dëmtojnë procesin demokratik dhe stabilitetin institucional.

“Ruajta e pushtetit, ardhja në pushtet është e mundshme duke respektu kushtetutën dhe demokracinë”, tha ai, duke theksuar se çdo rrugë tjetër është e papranueshme.

Ai gjithashtu paralajmëroi se, në rast të bllokadës institucionale, qytetarët mund të detyrohen të reagojnë: “Ti drejtohemi qytetarëve sovranit që të moblilizohemi”, duke përmendur edhe mundësinë e protestave.

Në fund, ai u bëri thirrje edhe kandidateve për president që të mos vazhdojnë procesin, duke e quajtur situatën “të papranueshme”. /Lajmi.net/