Haradinaj: Paga mesatare mbi 1 mijë euro – çmimi i rrymës do të ulet së paku 20%

Koalicioni AAK-Nisma me partnerë kanë mbajtur tubim me qytetarë të Vitisë, nga ku kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, tha se Vitia s’do të mbetet anash, siç e la pushteti aktual. Haradinaj tha se Vitia do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshme për pije dhe ujitje por edhe lidhje me…

Lajme

01/02/2025 19:16

Koalicioni AAK-Nisma me partnerë kanë mbajtur tubim me qytetarë të Vitisë, nga ku kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, tha se Vitia s’do të mbetet anash, siç e la pushteti aktual.

Haradinaj tha se Vitia do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshme për pije dhe ujitje por edhe lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën e tyre.

“Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000. Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%”.

“Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike. Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim. Do të trefishohen subvencionet për bujqësi”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se me Kosovën krah Amerikës dhe aleatëve strategjikë, anëtarësimi direkt në NATO do të hapë mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.