Haradinaj: Nuk ka sakrificë më të madhe se e familjes Jashari
Ramush Haradinaj e ka përkujtuar 19 vjetorin e rënies së familjes Jashari.

Lajme
Ai në një postim në facebook, ka shkruar se nuk ka asnjë sakrificë më të madhe se ajo e familjes Jashari, transmeton lajmi.net
“Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz”, ka shkruar Ramush Haradinaj.
Lexo postimin e plotë:
Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.
Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.
Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!/Lajmi.net