Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Haradinaj: Nuk i japim dosje Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose policisë

9:19 | 17 Shtator 2020

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka folur serish sot për dosjet që kanë arritur në zyrat e tyre.

Ai ka thënë se mbrëmë sekretarit të OVL-UCK-së i janë kërkuar dosjet e reja nga njerëz të autorizuar Tribunalit të Dhomave të Specializuara, por që Haradinaj ka thënë se nuk do t’i dorëzojnë  ato pa pranin e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës.

“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës. Ne po presim që ata duhet me ardhë. Aq më tepër e kanë marr një material dhe nuk janë prononcuar për të. Aq më tepër i kanë thënë sekretarit tonë ju e dini që ai material është sensitiv. A është sensitiv a nuk është dasht ata të përkujdesen që të mos dal. Ne nuk jemi kundër zbardhjes së krimeve, jemi me i zbardh. Çdo material që vjen që tregon lidhjen e tyre direkt me Serbinë ne do ta qesim kjo është detyra jonë. Përgjegjësinë le ta mbajnë ata. Dosjet tona nuk mund të dalin pa deshtë personeli jonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradnaj po ashtu ka thënë se beson që këto informacione po rrjedhin “si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje, se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror”.

Haradinaj po ashtu ka thënë se dikush është duke i përgjuar zyrat e tyre.

“Nëse duan më i vërtetuar që ku i kanë, ose le të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë. Ndërkombëtaret jo të gjithë na duan të mirën. Po e besojë që këto informacione po rrjedhin si pasoje e dy prokuroreve amerikane që kanë dhënë dorëheqje se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror, ndoshta ata janë të interesuan ti qesin, se unë nuk kamë mundësi me i marrë këto dosje. Këta edhe na kanë përgjua në mbledhje të veteraneve. Nuk e di kush ka interes, ketë le ta marrin organet shtetërore, se dikush po pastaj thonë erdhën civil. Nuk do të thotë që vetëm uniforma, edhe civilet janë të armatosur”, ka thënë Haradinaj.  /Lajmi.net/