Haradinaj nis fjalimin e tij me kritika: A kemi qeveri për të votuar një buxhet?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në seancë. Haradinaj, ka nisur fjalimin e tij me kritika në drejtim të LVV-së, ku tha se nuk u është dorëzuar asnjë letër për të parë se kush do të jetë i propozuar për kabinetin qeveritar. Tutje ai ka vazhduar se si mundet të pretendohet të votohet një…

Lajme

19/11/2025 15:35

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në seancë.

Haradinaj, ka nisur fjalimin e tij me kritika në drejtim të LVV-së, ku tha se nuk u është dorëzuar asnjë letër për të parë se kush do të jetë i propozuar për kabinetin qeveritar.

Tutje ai ka vazhduar se si mundet të pretendohet të votohet një buxhet kur nuk ka një qeveri.

“Kritikën e parë e kam se nuk na e dhanë një letër me emra të të propozuarve për ministra, po ashtu në këtë kritik m’duhet me bashku mungesën e një programi qeverisës kandidati i sotëm foli për disa qëllime, foli për vitin 2026 nuk dëgjuam për vite tjera thua ti se po synon të qeverisë vetë një vit, sot u sqarua edhe situata e rëndë me buxhetin pyetja është, a kemi ne qeveri me ja votu dikujt buxhetin mos të harrojmë se në këtë parlament krejt opozita e sotme i ka votu marrëveshjet ndërkombëtare e 2/3 edhe ka votu edhe ligje disa herë ju e përmendët vet një rast të VV-së, sot ne nuk kemi qeveri si kemi mujt me pakësu dëmin që u shkatohet qytetarëve besom ka qenë duke përfitu kohë, një kritkë për Konjufcën është se a i keni shqyrtu ai keni 61 nënshkrime 61 deputetë edhe nëse i keni por besom që çdo ditë menimi do të ishte një reflektim…,kishte me qenë mirë me jap bursa për studentë sesa pare ne gëzohemi po më mirë do të ishte një bursë e përhershme, edhe paga minimale ne kemi kërku më herët po ishte e paarritshme ndërsa tani pasi dështoj mandatari i parë u bë e mundur që të jetë 500 euro”, ka deklaruar mes tjerash Haradinaj. /Lajmi.net/