Haradinaj nis ditën me një minutë heshtje për sakrificën e Jasharajve

Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e mëngjesit me kabinetin e tij, me një minutë heshtje në nderim të veprës së heroit e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lajme

05/03/2019 08:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e mëngjesit me kabinetin e tij, me një minutë heshtje në nderim të veprës së heroit e komandantit legjendar Adem Jashari.

Haradinaj ka publikuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku kabineti i tij dhe vet ai kanë nderuar familjen Jashari, transmeton lajmi.net.

“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!RH”, ka shkruar Haradinaj.

Sot bëhen plotë 21 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në luftimin në Prekaz, përball me forcat paramilitare serbe. /Lajmi.net/