Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi: Baca Haxhi e jetoi një jetë me sfida dhe sakrifica, la pas vete histori të denjë për respekt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe për familjen Thaçi dhe për të gjithë ata që e njohën. Baca Haxhi e jetoi një jetë me sfida dhe…

Lajme

17/03/2025 08:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe për familjen Thaçi dhe për të gjithë ata që e njohën. Baca Haxhi e jetoi një jetë me sfida dhe sakrifica, duke lënë pas një histori të denjë për respekt. Kjo humbje bëhet edhe më e rëndë për familjen, e cila po përballet jo vetëm me dhimbjen e ndarjes nga i dashuri i tyre, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili bashkë me bashkëluftëtarët po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

“Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe gjithë familjes Thaçi në këto ditë dhimbjeje. Zoti ju forcoftë!” ka përfunduar Haradinaj./Lajmi.net/