Haradinaj nga QKUK thotë se mjekët janë heronj, nuk flet për vdekjet e dyshimta

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Haradinja bashkë me ministrin e Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili kanë qëndruar në Klinikën e Kirurgjisë.

Lajme

21/09/2017 10:04

Haradinaj në këtë vizitë ka zhvilluar takim me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj.

Kryeministri tha se mjekët janë heronjtë e vendit, por se shëndetësia ka vakum dhe se me punë të përbashkët mund t’ia dalim.

Ai  nuk ka folur për vdekjet e dyshimta që ndodhën në këtë klinik ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili tha se sektori i shëndetësisë ka nevojë më shumë për transparencë, e që sipas tij, bashkë me QKUK do të arrihet.

Në takim me kryeministrin kanë qenë gjithë drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare.

Në QKUK kanë vdekur tre persona në rrethana të dyshimta. Më pas QKUK kishte pezulluar përkohësisht rastet e operacioneve të planifikuara jo urgjente me bllokun e klinikave kirurgjike.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare qëkur e morri detyrën e kryeministrit.