Haradinaj nga Krusha e Madhe: Që të mos përsëritet historia, duhet ta mbajmë Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rruga e vetme për të garantuar që masakrat si ajo e Krushës të mos përsëriten më kurrë në Kosovë. Gjatë homazheve në 27-vjetorin e Masakrës së…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rruga e vetme për të garantuar që masakrat si ajo e Krushës të mos përsëriten më kurrë në Kosovë.
Gjatë homazheve në 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, Haradinaj u shpreh se suksesi i shtetit dhe fuqizimi i institucioneve të sigurisë është “hakmarrja” më e mirë për të kaluarën e dhimbshme.
“Besoni është krejt e llogjikshme aq që me shpreh shqetësim pse nuk ndodh drejtësia, njëkohësisht është e drejtë pra me shpreh shqetësim si ka mundësi që ende me u gjyku UÇK-ja.”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se rruga e vetme mbetet forcimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Na nuk mujmë me u përballë të vetëm me një armik që është jo vetëm sa na, o ashtu ma i madh se na, po që ka edhe miq. Na për siguri, mos me na u përsërit Krusha, e Krushat e tjera, duhet me e mbajt fort me Amerikën. Kush ju thotë ndryshe ta dini që ose ka diçka o ka ju thotë, ose o ka e di po s’e ka për të mirën e këtij populli, e këtij vendi, kurrë s’ka me e pasë. Se e dini vetë qysh jemi kthye njiherë në tokën tonë mos me pasë qenë Amerika dhe NATO-ja.”, ka thënë Haradinaj.