Haradinaj nga Deçani: Rinia e Kosovës ka nevojë për Qeveri të guximshme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim  me të rinjtë e Deçanit.

Lajme

27/05/2017 16:30

 

Ai ka thënë se rinia e Kosovës kërkon perspektivë evropiane dhe jo izolim, kërkon arsim, punësim dhe zhvillim, transmeton lajmi.net

“Me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese. Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit, por të ecjes përpara.

“Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve.Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!”, ka shkruar lideri i AAK-së në facebook.

Ai sot gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me Princin Leka II. /Lajmi.net/

Image may contain: 9 people, crowd and outdoor

Image may contain: 5 people, crowd, wedding and outdoor