Haradinaj nesër në zgjedhjen e kryetarit të degës në Gjakovë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me t’u liruar nga mbajtja në Slloveni, ka vendosur agjendën e tij për aktivitet në parti.
Lajme
Strukturat e partisë, nuk e kanë ndërmend që ta lënë për të pushuar ngaqë ai nesër do të gjendet në Gjakovë për Kuvendin Zgjedhor të Degës së AAK-së atje.
Nesër, zgjedhjet do t’i mbajë Dega në Gjakovë, ndërsa ato mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në fillim në orën 19:00.
Pas kryetarit aktual të kësaj dege, deputetit Pal Lekaj, është paraparë që fjalën do ta marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ani pse është lënë i lirë nga autoritetet sllovene mbetet ende në Slloveni, deri në aranzhimin e udhëtimit të tij për në Prishtinë.