Haradinaj në Yonkers të New Yorkut, data 20 tetor 2024 shpallet si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA ku po realizon vizita e takime me kongresmen e zyrtarë të lartë atje. Së fundmi, Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit Yonkers të New Yorkut, Mike Spano. Spano ka nderuar Haradinaj me Mirënjohjen e Qytetit si dhe ka shpallur zyrtarisht datën 20 tetor…

Lajme

21/10/2024 12:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA ku po realizon vizita e takime me kongresmen e zyrtarë të lartë atje.

Së fundmi, Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit Yonkers të New Yorkut, Mike Spano.

Spano ka nderuar Haradinaj me Mirënjohjen e Qytetit si dhe ka shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik”, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka njoftuar se Kryetari Spano ka shpallur gjithashtu 20 tetorin 2024 si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në qytetin e Yonkers.

“Ky nderim është një vlerësim jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe të integruar në NATO, si dhe në miqësinë e palëkundur mes popullit tonë dhe atij amerikan. E dedikoj këtë mirënjohje bashkëluftëtarëve të mi në radhët e UÇK-së dhe çdo ushtari amerikan që ka shërbyer në Kosovë. Ky çmim është dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: