Haradinaj: Në Ministrinë e Mbrojtjes po rekrutohen militantë të VV-së

Anëtari i AAK-së, ish-deputeti, Daut Haradinaj ka reaguar për konkursin e ministrisë së Mbrojtjes rreth pozitës për kuzhinier në FSK. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se partia në pushtet në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme po rekruton militantë të vet. “Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment…

Lajme

13/11/2024 12:31

Anëtari i AAK-së, ish-deputeti, Daut Haradinaj ka reaguar për konkursin e ministrisë së Mbrojtjes rreth pozitës për kuzhinier në FSK.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se partia në pushtet në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme po rekruton militantë të vet.

“Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force. Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, nga nr. 44 që sipas shpalljes duhet të kenë përvojë 15 vjeçare. Aty në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme rekrutohen militantë të VV-së”, u shpreh Haradinaj në Facabook./Lajmi.net