Haradinaj në mbështetje të protestës së organizatave të dala nga lufta e UÇK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një deklarate publike, Haradinaj tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta. “Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një deklarate publike, Haradinaj tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta.
“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, thuhet në reagimin e tij.
Haradinaj ka theksuar se obligimi ndaj luftëtarëve të lirisë është i përjetshëm dhe se shteti ka detyrim moral dhe kushtetues të kujdeset për ta.