Haradinaj në Ditën botërore të të drejtave të njeriut: Në shtetin tonë nuk ka vend për diskriminim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një mesazh një Ditën botërore të të drejtave të njeriut.

Lajme

10/12/2018 10:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj një Ditën botërore të të drejtave të njeriut tha se vendi mund të krenohet me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojnë të jenë kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale, transmeton lajmi.net.

“Kosova ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interes thelbësor. Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndërvarura, qofshin të drejta civile apo politike. Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, shkruan Haradinaj. /Lajmi.net/