Haradinaj në Ankara: Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të Turqëisë. Ai ka bërë të ditur se është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Mehmet Bozay dhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Musa Heybet. “Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z.…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të Turqëisë.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Mehmet Bozay dhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Musa Heybet.
“Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kemal Bozay, dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Gjithashtu, takova edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, z. Sabri Demiri. Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën”, tha Haradinaj.