Haradinaj nderon Marin Memën me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar gazetarin e njohur Marin Mema me titullin “Qytetar Nderi” të Komunës së Deçanit. Ceremonia u mbajt në ambientet e Kuvendit Komunal, ku Haradinaj e vlerësoi lartë kontributin e Memës në çështjen kombëtare, raporton lajmi.net Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi guximin dhe përkushtimin e gazetarit në mbrojtje të…

Lajme

30/07/2025 12:35

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar gazetarin e njohur Marin Mema me titullin “Qytetar Nderi” të Komunës së Deçanit.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Kuvendit Komunal, ku Haradinaj e vlerësoi lartë kontributin e Memës në çështjen kombëtare, raporton lajmi.net

Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi guximin dhe përkushtimin e gazetarit në mbrojtje të historisë dhe identitetit shqiptar, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm në mbrojtje të së vërtetës.

Përveç titullit nderues, Haradinaj i dorëzoi Memës edhe medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet” në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të veçantë për çështjen kombëtare./Lajmi.net/