Haradinaj nderon heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies: Sakrifica e tij është nder i përhershëm për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot “Heroin e Kosovës” Afrim Bunjaku, në përvjetorin e dytë të rënies së tij në sulmin terrorist në Banjskë. Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar lart trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë mbrojtjes së rendit,…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot “Heroin e Kosovës” Afrim Bunjaku, në përvjetorin e dytë të rënies së tij në sulmin terrorist në Banjskë.
Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar lart trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë mbrojtjes së rendit, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të ‘Heroit të Kosovës’, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se sakrifica e Bunjakut është një nder i përhershëm për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj.
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, përfundon postimi i Haradinajt.
Afrim Bunjaku ishte zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi të armatosur nga një grup i organizuar paramilitar serb në fshatin Banjskë të Zveçanit./lajmi.net/