Haradinaj ndalet nga policët – ja çka u thotë! (Foto)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është lejuar nga Policia që të ngjitet në katin e lartë të Kuvendit, aty ku kohëve të fundit po mbahen seancat plenare.

Lajme

30/11/2015 12:14

Pavarësisht ndalesës, Haradinaj ka folur me mirëkuptim me policët. “Djem, apet ju kanë thanë mos me na lanë”, është drejtuar ai, policëve. Më pas, është kthyer nga gazetarët dhe i ka pyetur: “Gazetar, a dini ndonjë hyrje tjetër. A keni ndonjë ide qysh me shku naltë”.

2

Policët nuk kanë komunikuar me përjashtim të njërit që e i ka thënë “ Përshëndetje kryetar”. /Gazeta Tribuna