Haradinaj: Mund të votojmë një kandidat konsensual, përpos Haxhiut ka të tjerë të pranushëm
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se s’ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrime të partive të opozitës. Haradinaj tha se beson që kjo çështje e sqaron edhe situatën. “Besoj se kjo e sqaron”, tha ai. I pyetur nëse do të votojnë për një kandidat të mundshëm konsensual- Haradinaj tha se po. “Po…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se s’ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrime të partive të opozitës.
Haradinaj tha se beson që kjo çështje e sqaron edhe situatën.
“Besoj se kjo e sqaron”, tha ai.
I pyetur nëse do të votojnë për një kandidat të mundshëm konsensual- Haradinaj tha se po.
“Po e votojmë. S’kam menduar për shumë tjerë, por ne i kemi cek dy emra më shumë që me hap rrugë me hap mundësi, me siguri ka edhe tjerë që janë të pranueshëm”, deklaroi Haradinaj, transmeton aljmi.net.
Hardinaj tha se “Mesa e di s’ka pas thirrje për takim fare, përfaqësuesja e jonë ka qenë e gatshme dihet”./Lajmi.net/