Haradinaj mirëpret ambasadorin e ri gjerman: Kërkova mbështetjen e tij në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ambasadorit i ka uruar mirëseardhje dhe i shpreha gatishmërinë që të punojnë bashkë për tema me rëndësi për Kosovën, shkruan lajmi.net. “Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ambasadorit i ka uruar mirëseardhje dhe i shpreha gatishmërinë që të punojnë bashkë për tema me rëndësi për Kosovën, shkruan lajmi.net.
“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Haradinajt: