Haradinaj: Mirënjohës Engelit që mizoritë serbe në Kosovë i emëroi krime kundër njerëzimit

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i është mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, që sipas tij mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit.

Lajme

30/04/2019 21:17

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe Presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe Presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20-mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.