Haradinaj merr pjesë në pastrimin e Gërmisë

Në aksionin e sotëm merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Lajme

10/11/2018 08:15

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë.

Në aksionin e sotëm merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, transmeton lajmi.net.

Në këtë aksion që fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, do të pastrohet brezi rrugor nga mbetjet ndërtimore. /Lajmi.net/