Haradinaj: Me Malin e Zi do formojmë komisione për rishikimin e demarkimit të kufirit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se së shpejti do të takohen komisionet ndërshtetërore për rishikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Lajme
Haradinaj përmes një postim në Facebook, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin malazez, Dusko Markovic, për të formuar komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit.
Postimi i plotë:
Komisionet ndërshtetërore së shpejti takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit!
Për çështjen e rishikimit të Marrëveshjes për demarkacimin e kufirit me Malin e Zi, në raste të shumta, në mirëbesim të plotë, kam biseduar me homologun tim malazez, Dusko Markovic. Kosova dhe Mali i Zi janë gati të formojnë komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit më drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Edhe gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, me kryeministrin e Malit të Zi rikonfirmuam dakordimin që komisionet të fillojnë punën në afat optimal dhe që së shpejti të hapet një pikë kufitare në Çakorr dhe Kullë. E falënderoj homologun tim, Dusko Markovic, për qasjen konstruktive dhe vullnetin për fuqizimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. /Lajmi.net/