Haradinaj me ironi: Pa Alternativën e Guxo, as VV s’e kish kalu pragun

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një prononcim për media para fillimit të seancës e ka quajtur “mashtrues” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Haradinaj tha se Kurti po torturon Kosovën dhe se nuk e ka shumicën. “Ky është me origjinë mashtures. Nuk e ka shumicën dhe po manovron kështu…Është ka e torturon Kosovën për me…

Lajme

21/05/2025 11:27

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një prononcim për media para fillimit të seancës e ka quajtur “mashtrues” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Haradinaj tha se Kurti po torturon Kosovën dhe se nuk e ka shumicën.

“Ky është me origjinë mashtures. Nuk e ka shumicën dhe po manovron kështu…Është ka e torturon Kosovën për me vazhdu me mbetë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshëm”, ka thënë i pari i AAK-së.

Kurti mbrëmë në televizonin publik tha se AAK’ja e kaloi pragun falë Nismës. Kësaj deklarate, me ironi, i është kundërpërgjigjur Haradinaj.

“Besoj kjo është e ngjashme si VV e ka kalu pragun falë Guxo e Alternativës, edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Guxo, as Lëvizja Vetëvendosje s’e kish kalu pragun”, tha Haradinaj.