Haradinaj: Marrëveshjet nuk dëmtojnë Kosovën, shenjë pozitive për rifillimin e dialogut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjet që janë arritur së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

27/01/2020 11:22

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se dy marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbinë për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk do t’i bëjnë dëme Kosovës.

Duke folur për takimin e sotëm të grupeve punuese në Berlin për arritjen e marrëveshjes së hekurudhave, i pari i ekzekutivit tha se ky transport duhet të rregullohet pasi është në gjendje të mjerueshme.

Lexo edhe: 

Ky është delegacioni i Kosovës që po negocion për hekurudhat në Berlin

Ndërsa, i pyetur se me anë të këtyre marrëveshje, a ka rifilluar dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se këto marrëveshje janë shenja pozitive, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, për mundësitë e një qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet lënë kohë fillimisht mandatarit për formim të qeverisë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme, ku bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.