Haradinaj: Limaj iku nga koalicioni në mënyrën më të turpshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit. Ai tha se s’janë për të bllokuar institucionet, pro s’është faji i tyre që janë bllokuar institucionet. “S’jemi për të bllkouar institucionet, s’është në fajin e partisë sonë që janë blloku institucionet. Pra bëjë thirrje që të kalohen këto sot e më…

Lajme

19/04/2025 12:16

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit.

Ai tha se s’janë për të bllokuar institucionet, pro s’është faji i tyre që janë bllokuar institucionet.

“S’jemi për të bllkouar institucionet, s’është në fajin e partisë sonë që janë blloku institucionet. Pra bëjë thirrje që të kalohen këto sot e më pas të kalohet në qeveri. Qëndrimi ynë dhe i opozitës është të fillohet me punë seanca, pra deputetët të japin betimin të kalohet në proces sepse s’ka arsye me mbet e bllokuar seanca me u vonu prapë. Qëllimi është i opozitës të mos pengohet konstituimi i seancës. S’do të bëhem zëdhënës, por qëndrimi i opozitës është i përbashkët. Do të ecim përpara. Raporti i atëhershëm nuk vlen më  pra komisioni duhet me rifillu procedurën e më pas me u kërku edhe mbështetja me votë e do të votohet, pra s’mund të sigurojë se opozita të votojë por ekziston mundësia që opozita të shtyjë përpara procesin”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Haradinaj është pyetur në lidhje me bashkëpunimin me Fatmir Limajn e Nismas, ku tha se ai është larguar nga koalicioni.

“Më ka përshëndetur, për mirësjellje ia kam dhënë dorën më pyeti për cigare, por i thashë e kam lënë”,tha Haradinaj.

Ai është pyetur nëse “A e keni lënë edhe koalicionin si cigaren?”.

“Jo s’e kemi lënë por ai ka ikur në mënyrën më të keqe të turpshme që mundet me e bë dikush”.shtoi ai.

Kurse Haradinaj u pyet për kalimin e Adem Hoxhës tek AAK-ja.

“Adem Hoxha iu bashkua një parti shqiptare, pra pse një serb me iu bashku VV-së pra Nenad Rashiq. Pse qenka keq pra një deputet me iu bashku një partie shqiptare. Pra të gjithë. Nenad Rashiq është i lindur prej nënë e babë serb, Adem Hoxha i ka fëmijët që shkojnë në shkollë në Prizren. Është deputet i zgjedhur keqja është që s’ka punuar me Kurtin, e ndoshta të kish shku atje ish kon mirë serb i mirë e hero si Nenad Rashiq”.tha ai./Lajmi.net/