Haradinaj largohet nga takimi me Thaçin, nuk thotë asnjë fjalë

Po vazhdon takimi i Thaçit me përfaqësuesit e partive politke.

Lajme

16/02/2018 14:17

I pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj, është parë duke u larguar nga takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi për rishikimin e demarkacionit, raporton lajmi.net.

Nuk dihet arsye e largimit pasi Haradinaj nuk e ka thënë asnjë fjalë para gazetarëve që po presin për të përfunduar takimi i presidentit me përfaqësuesit e partive politike.

Në këtë takim LDK-ja ka thënë se nuk do të marri pjesë, mirëpo edhe Vetëvendojse e ka bojkotuar. /Lajmi.net/