Haradinaj: Ky rezultat e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka shkruar pasi ka dal i katërti në zgjedhjet e djeshme. Ai ka thënë se gjatë gjithë fushatës, janë përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në NATO, rënia e investimeve kapitale në gjithë…
Lajme
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka shkruar pasi ka dal i katërti në zgjedhjet e djeshme.
Ai ka thënë se gjatë gjithë fushatës, janë përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në NATO, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova.
Në lidhje me rezultatin, Haradinaj ka thënë se e zgjidh ngërçin institucional, por ka frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve.
“Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj! Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai i ka falënderuar të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë kandidatët e listës 129.
“Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!”, ka shtuar Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: