Haradinaj- Kurtit: Formoje kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, nëse s’mundesh ik dhe lësho rrugë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e liderit të VV-së, Albin Kurtit. Haradinaj tha se pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më…

Lajme

17/04/2025 15:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e liderit të VV-së, Albin Kurtit.

Haradinaj tha se pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

“Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.”,tha Haradinaj.

Ai theksoi se “Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”./Lajmi.net/