Haradinaj: Kurti synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konsideruar se Kryeministri Kurti po gënjen për rritje ekonomike prej 33%. Ai ka thënë qe për këtë askush nuk duhet të pyes nëse është e vërtetë por pse po e fyen inteligjencën e qytetarit të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%,…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konsideruar se Kryeministri Kurti po gënjen për rritje ekonomike prej 33%.
Ai ka thënë qe për këtë askush nuk duhet të pyes nëse është e vërtetë por pse po e fyen inteligjencën e qytetarit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: