Haradinaj: Kurti sot mund t’i ndaj buxhet RTK-së – ekziston e drejta e bartjes apo ndërrimit të destinacionit të 5% të buxhetit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë mundësinë ligjore të paguajnë menjëherë 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes rialokimit ose ridestinimit të 5% të buxhetit, një mundësi e parashikuar nga ligji, transmeton lajmi.net. “Është lojë me…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë mundësinë ligjore të paguajnë menjëherë 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes rialokimit ose ridestinimit të 5% të buxhetit, një mundësi e parashikuar nga ligji, transmeton lajmi.net.
“Është lojë me kurthe për të bartur fajin. Kurti sot mund t’i ndaj buxhet RTK-së, sepse ekziston e drejta e bartjes apo ndërrimit të destinacionit të 5% të buxhetit. Ashtu sikur ka bërë edhe shumë veprime financiare që i dimë, e njëjta është edhe kjo. Nëse nuk ka mjaftueshëm në rezerva, i bart nga 5%shi. Qeveria ka të drejtë me rialokuar dhe ridestinuar këto mjete. Të gjitha këto mundësi ekzistojnë, kjo është thjesht një lojë për të bartur fajin,” tha Haradinaj në Klan Kosova./lajmi.net/