Haradinaj: Kurti po e sulmon temelin e ekonomisë tonë, ai është në interes të atyre që kanë bë barrikada në veri
Kryetari i AAK-Ramush Haradinaj ka folur pas protestës së bizneseve sot dhe deklaratës së kryeministri në detyrë Albin Kurti që i krahasoi me barrikadat në veri tëvendit. Haradinaj tha në DebatPlus se Kurti po i sulmon prodhuesit e vendit, duke e fajësuar atë nuk ka ndërrmarr hapa me kohë për tejkalimin e situatës. …

Lajme
Kryetari i AAK-Ramush Haradinaj ka folur pas protestës së bizneseve sot dhe deklaratës së kryeministri në detyrë Albin Kurti që i krahasoi me barrikadat në veri tëvendit.
Haradinaj tha në DebatPlus se Kurti po i sulmon prodhuesit e vendit, duke e fajësuar atë nuk ka ndërrmarr hapa me kohë për tejkalimin e situatës.
“Kurti ose mashtruesi me dekada ka punuar kundër forcimit ose fuqizimit energjetik të Kosovës duke i pamundësuar kapacitetet e reja si ato me qymyr, pastaj ato me gaz. Kurit në vazhdimësi ka punuar për interest e ngushta të një grupi të vogël të atyre që shesin e blejne energji është potësisht në funksion të tyre… po dëshiron me na mbajt neve vetëm si vend konsumator ashtu sic na ka mbajt në energji që mos me prodhu, por me ble tani po na kthen në konsumator në cdo aspekt të jetës tonë”, tha Haradinaj
“Kjo që po bën Kurti është në interes të atyre që kanë bërë barrikada në veri ky po e sulmon temelin e ekonomisë tonë po i sulmonë prodhuesit”, shtoi Haradinaj.