Haradinaj: Kurti kërkoi edhe disa ditë kohë – data 7 dhjetor do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhje
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit me presidenten Osmani, ku ishin të ftuar të gjithë liderët e partive politike. Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi afat edhe disa ditë për të tentuar të formoj qeverinë, kërkesë të cilën i pari i AAK-së e cilësoi si jo serioze, transmeton lajmi.net.…
 
                        Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit me presidenten Osmani, ku ishin të ftuar të gjithë liderët e partive politike.
Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi afat edhe disa ditë për të tentuar të formoj qeverinë, kërkesë të cilën i pari i AAK-së e cilësoi si jo serioze, transmeton lajmi.net.
“Në takimin e sotëm, presidentja kërkoi nga të sqarohemi a kemi shumicën parlamentare për qeveri, dikush nga ne nëse e ka. Kërkoi nga ne që të gjenden zgjidhje të ndërkohshme për çështjen e buxhetit si dhe për marrëveshjen për Fondin për Zhvillim nga BE-ja. Në realitetin që e kemi tash në vend, tash po ndodh ajo që jemi bërë gati, pra po ndodhin zgjedhjet parlamentare. Deputeti që në emër të shumicës dështoi në seancën paraprake, kërkoi edhe disa ditë, që nuk ishte shumë serioze kjo kërkesë. Presidentja ka afat kushtetues deri me 5 nëntor, pra me 5 nëntor do ta marrim lajmin që do të shpërbëhet parlamenti, pastaj caktimi i datës së zgjedhjeve, do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet në afatin më të shpejtë kohor, pra në 30 ditë. Data 7 dhjetor do të ishte opsion.”, tha Haradinaj./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      