Haradinaj kujton Vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – shtetas amerikanë me zemër shqiptare, të cilët lanë jetën e sigurt në SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën më vendimtare për Atdheun. “Luftuan me nder…

Lajme

08/07/2025 13:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – shtetas amerikanë me zemër shqiptare, të cilët lanë jetën e sigurt në SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën më vendimtare për Atdheun.

“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka dënuar ashpër faktin që Serbia, përveçse i ekzekutoi, vazhdon të injorojë krimet e luftës dhe t’i dekorojë kriminelët, përfshirë ata që dyshohen për këtë krim të rëndë ndaj Vëllezërve Bytyqi.

“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin,” ka theksuar lideri i AAK-së.