Haradinaj kujton të rënët në Hallaq të Lipjanit e në Makoc të Prishtinës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 42 të rënët e masakrës në Makoc të Prishtinës si dhe 20 të rënët në Hallaq të Vogël të Lipjanit. Ai ka thënë se Serbia e shtyrë nga mllefi për humbjet e pësuara në front nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, hakmerrej mbi civilët e pafajshëm. Sipas Haradinajt të…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 42 të rënët e masakrës në Makoc të Prishtinës si dhe 20 të rënët në Hallaq të Vogël të Lipjanit.
Ai ka thënë se Serbia e shtyrë nga mllefi për humbjet e pësuara në front nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, hakmerrej mbi civilët e pafajshëm.
“Pranvera e fundit në robëri ishte e përgjakur dhe e dhimbshme. Përballë terrorit të okupatorit, që nuk kurseu askënd, nga foshnja në djep e deri te plaku, UÇK-ja luftonte me vendosmëri në çdo cep të vendit, duke e turpëruar armikun nëpër fushëbeteja. I shtyrë nga mllefi për humbjet e pësuara në front, armiku hakmerrej mbi civilët e pafajshëm. Më 20 prill 1999, vetëm në Makoc të Prishtinës, u masakruan 42 vëllezër e motra shqiptarë. Po atë ditë, në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit, u martirizuan 20 civilë shqiptarë, prej tyre 3 nga vende të tjera. Të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria. Sot, çdo përpjekje e jona për ndërtimin e vendit ka motiv heroizmin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën sublime të martirëve tanë.I përhershëm kujtimi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.