​Haradinaj kujton masakrën e Belegut e Poterit: Serbia vazhdon t’i mohojë krimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar martirët e Belegut dhe Irzniqit të Deçanit si dhe Poterqit të Klinës në përvjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë në Facebook se marsi i lavdisë na sjell në kujtesë të rënët për liri. “Marsi, muaji i lavdisë dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të…

Lajme

29/03/2025 17:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar martirët e Belegut dhe Irzniqit të Deçanit si dhe Poterqit të Klinës në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë në Facebook se marsi i lavdisë na sjell në kujtesë të rënët për liri.

“Marsi, muaji i lavdisë dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri, na sjell në kujtesë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. Sot në përkujtim të kësaj sakrifice, ishim pranë familjeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 46 të rënët në Beleg e Irzniq dhe 15 të rënët në Poterq”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se këto masakra kanë dimensionin e saj më të dhimbshëm për shkak se shumë prej viktimave ende nuk e kanë një varrë.

“Duke qenë se shumë prej viktimave ende nuk janë gjetur, këto masakra kanë dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumë nga viktimat nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë për të cilën ata janë sakrifikuar. Ndërkohë, shteti serb vazhdon të mohojë krimet e tij gjenocidale. Lavdi e përjetshme atyre që me gjak e shkruan historinë tonë dhe na lanë amanet lirinë dhe përkushtimin për atdheun”, është shprehur Haradinaj.