Haradinaj kujton dorëheqjen nga posti i kryeministrit: Qëndrimet e mia për Kosovën mbeten të njëjta

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se edhe pas shtatë vitesh qëndrimet e tij për çështjet kryesore politike të Kosovës mbeten të pandryshuara. Ai ka rikujtuar…

Lajme

19/07/2026 13:10

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se edhe pas shtatë vitesh qëndrimet e tij për çështjet kryesore politike të Kosovës mbeten të pandryshuara.

Ai ka rikujtuar se në vitin 2019 kishte deklaruar se do të paraqitej në Dhomat e Specializuara në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër, pas ftesës për intervistim.

“Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit. Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie, por si qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se në atë kohë kishte kundërshtuar, siç u shpreh ai, presionin ndaj Kosovës për çështjen e njohjes nga Serbia, si dhe idetë për ndarje apo krijimin e një “Dodik Republike” në Kosovë.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka deklaruar Haradinaj. /Lajmi.net/