Haradinaj kujton dëshmorët e Sagonës: Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në Sagonë të Kaçanikut, në përvjetorin e rënies së tyre. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kaçaniku me rrethinë i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së atdheut në të gjitha etapat historike, duke theksuar se kjo trevë dha kontribut të madh…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në Sagonë të Kaçanikut, në përvjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kaçaniku me rrethinë i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së atdheut në të gjitha etapat historike, duke theksuar se kjo trevë dha kontribut të madh edhe në luftën e fundit për liri.
“Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit, tashmë Hero i Kosovës, Agim Bajrami”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu ka nderuar edhe martirët e rënë në këtë datë të vitit 1999, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Haradinaj ka theksuar se trashëgimia e të rënëve duhet të shërbejë si frymëzim për ndërtimin e një Kosove më të sigurt dhe më të zhvilluar.
“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/