Haradinaj: Kroacia shembull që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me ç’rast kanë biseduar për tema që janë në interes të të dyja vendeve.
Lajme
I pari i Qeverisë ka thënë se Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.
“Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkoviq, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral”.
“U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.
Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.
U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.
RH. /Lajmi.net/