Haradinaj: Kosovën po e udhëheq spiuni i Serbisë
Pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar i pari i AAK-së Ramush Haradinaj. Haradinaj foli në lidhje me publikimin e bisedës në mes shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me kryekrimnelin serb, Milan Radojiciq. Haradinaj tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti është “njeriu spiun i shtetit…
Lajme
Pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar i pari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Haradinaj foli në lidhje me publikimin e bisedës në mes shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me kryekrimnelin serb, Milan Radojiciq.
Haradinaj tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti është “njeriu spiun i shtetit serb”,
“Me ndodhë marrëveshje për qeverisje, për pushtet por kurrë hera e parë në ekzistencë të Kosovës që është bashku vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK-së është e Albin Kurti.Po ashtu u vërtetu se për këtë votë bashkë janë marrë vesh mas shpinës së Kosovës. Pra tregoni si quhet kjo? ”deklaroi Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kurrë përpara tyre në Kosovë s’e ka bë dikush këtë gjë.
“Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, përfundoi ai./Lajmi.net/