Haradinaj: Kosova s’e ka luksin ta zëvendësojë lidershipin e SHBA-ve me Lajçakun e Borrellin

Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë, kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

04/08/2020 21:07

Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahim dialogun nëse nuk jemi pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në.

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësu lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizu dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.