Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar 

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale të Kosovës përmes një postimi në Facebook. Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë…

Lajme

10/10/2024 14:35

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale të Kosovës përmes një postimi në Facebook. Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit. Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike.
Lideri i AAK-së bën një akuzë veçanërisht të ashpër kur thotë: “Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë.” Haradinaj përfundon me një kritikë të fortë, duke pretenduar se Kosova po qeveriset nga një “mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka.”
Këto deklarata reflektojnë debatin politik në vend, pas publikimit të pjesës së re të asaj që quhet Afera Zdravo.
Postimi i tij i plotë në Facebook: