Haradinaj: Kosova duhet ta përmbushë kriterin e NATO’s për ngritjen e nivelit të buxhetit për siguri në 4% të GDP
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është rritur numri i shteteve që e kanë ngritur buxhetin për siguri në dy vitet e fundit. “Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është rritur numri i shteteve që e kanë ngritur buxhetin për siguri në dy vitet e fundit.
“Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme. As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.”
Ai ka thënë se projeksioni i qeverisë në detyrë për vitet e ardhshme është 1.7 për qind e GDP’së, që sipas tij është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA.
“Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s. Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik.”