Haradinaj: Kosova do të bëhet superfuqi energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar komplekset prodhuese të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe mihjen sipërfaqësore në Sibofc.

Lajme

02/05/2014 15:20

Gjatë vizitës në hapësirat e termocentraleve Kosova A dhe Kosova C dhe në hapësirat e mihjes sipërfaqësore, kryetari Haradinaj ka parë së afërmi punën që bëhet she ka bashkëbiseduar me udhëheqës e përgjegjës të lartë KEK-ut.

“Kosovën do ta bëjmë superfuqi energjetike në rajon. Të gjitha këto resurse dhe kjo pasuri janë garancë për zhvillimin e Kosovës\”, tha ish-kryeministri Haradinaj.

“Qymyri ynë i është burim i drejtpërdrejtë edhe për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë në vend, dhe se platforma dhe vizioni ynë për zhvillim do të bazohet pikërisht në përpunimin dhe valorizimin e këtij resursi jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të cilën Kosova shquhet jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”.