Haradinaj: Kishim zëra se do propozohej Konjufca dhe e shqyrtonim votën tonë- nuk e votojmë Haxhiun

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave para fillimit të seancës konstituive Haradinaj tha se shpreson që kryesuesi i seancës sot të thërrasë një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të kombit. Ai tha se do të votonin nëse ka një kandidat të ri, por jo për Haxhiun. “Nëse kemi një kandidat të…

Lajme

05/05/2025 10:12

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave para fillimit të seancës konstituive

Haradinaj tha se shpreson që kryesuesi i seancës sot të thërrasë një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të kombit.

Ai tha se do të votonin nëse ka një kandidat të ri, por jo për Haxhiun.

“Nëse kemi një kandidat të ri unifikues me siguri se do te kryejmë detyrën tonë, nëse jo besoj se do të jemi sërish në situatë shumë të keqe. Mendoj se është urgjente që ne si opozitë ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit më tej”, deklaroi Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Haradinaj tha se partitë opozitare mund të bëjnë edhe një adresim në Kushtetueses, por duhet diskutuar fillimisht.

“Por edhe nëse ka rrugë të tjera t’i shqyrtojmë. Ne kishim disa zëra ku u fol për Glauk Konjufcën që mund të jetë ai prapë e ne ishim në shqyrtim që t’i japim votën.Nëse s’ka ndryshim të kandidaturës mbesim në qëndrim të njëjtë”./Lajmi.net/