Haradinaj kërkon lirimin e aktivistëve që ia vendosën arkivolin Kurtit para Qeverisë
Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të cilit vendosën një arkivol para Qeverisë në shenjë proteste për heqjen e taksës.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka dënuar këtë akt, për të cilin ka thënë se është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.
I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/