Haradinaj: Kemi ofertë për qytetarët
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mendon se trendet që ka aktualisht vendi, janë si pasojë e kualitetit të qeverisjes. Ai tha se AAK është duke përgatitur një ofertë për qytetarët. Vlerëson se Kosova nuk ka reformë zgjedhore.
Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nëse do të kishte kualitet të mirë qeverisës, trendet dhe dinamikat e vendit do të shkonin kah përmirësimi i rritjes së parametrave.
Në ligjëratën me temën “Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë”, të mbajtur në Kolegjin ISPE, Haradinaj tha se AAK ka një projekt që Kosova të mos lihet në gjendjen e tashme.
”Kam provuar të ndalë këtë trend me një ofertë që ju kam bërë atyre që e kanë përgjegjësi, pak jo e zakonshme në demokraci. Me e lutë atë që është kryetar i Qeverisë, në mënyrë që t’i ndërroj këto trende,në mënyrë që të përfitojnë të gjithë ata që marrin pjesë në atë projekt të ndryshimit të trendeve qeverisëse”.
I pyetur se çfarë mendon për reformën zgjedhore në Kosovë, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk ka reformë zgjedhore, raporton RTK.