Haradinaj: Jemi kundër kandidaturës së Konjufcës, ai t’u kërkoj falje qytetarëve që i vonoi edhe dy javë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pak para seancës për votimin e kabinetit të propozuar nga Glauk Konjufca. Haradinaj u shpreh i bindur se nuk e votojnë as propozimin e Konjufcës. “Ka qenë vendim i Aleancës, është vendim që të votojmë kundër kësaj kandidature e këtij mandatari që s’është shumë i qëndrueshëm…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pak para seancës për votimin e kabinetit të propozuar nga Glauk Konjufca.
Haradinaj u shpreh i bindur se nuk e votojnë as propozimin e Konjufcës.
“Ka qenë vendim i Aleancës, është vendim që të votojmë kundër kësaj kandidature e këtij mandatari që s’është shumë i qëndrueshëm se s’ka paraqitur as nënshkrimet.Mendoj se Konjufca duhet t’u kërkojë falje qymyrtarëve që i ka vonuar edhe dy javë”,deklaroi ai, shkruan lajmi.net.
Haradinaj tha se sa i përket seancës që u zhvillua sot vetëm nga Vetëvendosje, s’morën pjesë dhe s’do komentojnë.
“Këto janë zhvillime që s’janë në funksion as të Kushtetutës në Kosovë, ne s’morëm pjesë e as s’duam të komentojmë.”./Lajmi.net/