Haradinaj: Jam për qeveri të opozitës – jo për qeveri ku përfshihet Vetëvendosje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie tranzicionale dhe unifikuese. Ai para se të filloj seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës ka thënë se i mirëpret thirrjet e LDK-së për takime konsultative, pasi sipas tij nuk ka asgjë të keqe. “Unë angazhohem…

Lajme

07/05/2025 10:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie tranzicionale dhe unifikuese.

Ai para se të filloj seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës ka thënë se i mirëpret thirrjet e LDK-së për takime konsultative, pasi sipas tij nuk ka asgjë të keqe.

“Unë angazhohem për Qeveri të opozitës, vazhdoj të mbes me këtë qëndrim por jam I hapur për konsulta me LDK-në, PDK-në, partitë parlamentare të opozitës. Ftesa për konsultë nuk ka gjë të keqe, mund të konsultohemi bilateral AAK-LDK”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vazhduar të mbështes idenë për Qeverinë e opozitës, derisa ka mohuar se mund të marr pjesë në takim ku është ulur edhe Lëvizja Vetëvendosje. /Lajmi.net/